Big Brother VIP Finale Live në radio Celebrities

“Miri ka treguar qytetari, Selin e fortë”, Sabina Mete parashikon fituesin: Rogerti del i pari…

Është padyshim fenomeni mediatik i këtij viti, shumë i ndjekur dhe i komentuar. “Big Brother” në kohën e rrjeteve sociale është shumë e vështirë t’i shpëtosh dhe, për finalen, ne ua bëjmë edhe më të vështirë. “Big Brother VIP” sot keni mundësi ta gjeni në Top Albania Radio, për ju që nuk mundeni të jeni afër ekranit dhe nuk do donit ta humbisnit. Edhe pse jemi të bindur që nuk është e njëjta gjë, fenomenit “BBV” nuk mund t’i iki as TAR. Me komentin e moderatorëve tanë, e ashtuquajtura “epidemi popullore” vjen e komentuar moment mbas momenti me të ftuar nga më pikantët në një watch party të vërtetë të dokumentuar në radio.

Live nga tapeti i kuq, Livia Brunga dhe Ina Pashollari intervistuan ish-banoren Sabina Meten.

Në podin final shikoj Selin dhe Mirin. Miri për qytetarinë që ka treguar, Selin për të gjithë forcën që ka treguar, kushdo ta fitojë nga ata të dy… Rogerti del i pari, Mateo, pastaj nuk e ndaj dot mes Miri-Selin.