E ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Niko Komanin ishte konkurrentja e “Për’Puthen” Dasina. Dasina foli për një periudhë të vështirë që ajo kishte kaluar kohët e fundit në spital, por gjithashtu edhe për “Për’Puthen” si edhe marrëdhënien e saj me Krisin.
Për sa i përket gjëndjes së saj shëndetësore ajo përgjigjet kështu:
Falë Zotit jam shumë mirë. Me thënë të drejtën po e marr veten totalisht, po rikuperohem, e kalova çdo frikë çdo traumë, jam në rregull përveç shenjës që kam tek barku. Situata ime ndodhi papritur me thënë të drejtën as vetë nuk e dija se gjendja do të ishte e rëndë dhe si shumica e njerëzve që i anashkalojnë disa gjëra mendoja, jo cikli ose diçka tjetër ishte komplet një gjë ndryshe. Gjatë kohës që po regjistronim, gjatë darkër nuk jam ndjerë mirë dhe kur fillova të mos i lëviz dot këmbët e kuptova që ishte diçka më serioze dhe pasi kam shkuar në spital më kanë futur në sallë të operacionit.