Bota

Peniani hapa pas në marrëdhëniet mes dy Koreve

Peniani bën hapa pas në marrëdhëniet mes dy Koreve. Vendi komunist u tërhoq nga Zyra Ndërlidhëse me Korenë e Jugut, që u hap shtatorin e kaluar në qytetin kufitar koreano-verior Kaesong.  Përmes saj u vendos komunikim i rregullt, për të parën herë që nga lufta e viteve ‘50 në Gadishullin Korean. Seuli shprehu keqardhje dhe i bëri thirrje Penianit të rikthejë përfaqësuesit.