Botë e Çuditshme

Për herë të parë në 16 vjet, fluska bore në Tampa të Floridas!/VIDEO!

Meteorologët dhe banorët në zonën e Tampa-s, Florida, kanë raportuar “reshje të lehta bore”, një fenomen shumë i rrallë për këtë shtet. Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka lëshuar paralajmërime për të ftohtë ekstrem dhe ngrica në të gjithë Florida-n, duke paralajmëruar për rrezik të hipotermisë dhe ngrirjes.

Meteorologu Matt Yarosewick deklaroi se “pushtimi arktik ka mbërritur”, ndërsa pamje me “fluska bore” u raportuan edhe në Saint Petersburg dhe Wesley Chapel. Zyra e NWS Tampa Bay publikoi video ku shihen reshje bore pranë zyrave të saj.

Sipas NWS, temperaturat gjatë ditës do të ngjiten vetëm në 4–10°C, ndërsa gjatë natës do të bien në -6 deri në -1°C. Meteorologët theksojnë se hera e fundit që janë parë “fluska bore” në Tampa ka qenë në janar të vitit 2010.