Showbiz

Performon krah Beyonce, Ed Sheeran kritikohet për veshjen e tij

Në një koncert në Afrikën e Jugut, Beyonce dhe Ed Sheeran dhanë një performancë fantastike krah njëri-tjetrit por ky i fundit është kritikuar ashpër për veshjen.

Teksa diva e muzikës pop u shfaq me një fustan të rëndë pink duke tërhequr vëmendjen me look-un dhe ngjyrat e forta, Ed Sheeran nga ana tjetër ishte krejtësisht vetja e tij.

Këngëtari britanik u shfaq në skenë me një bluzë të zezë dhe xhinse por kjo pamje nuk u ka përlqyer aspak publikut dhe një pjesë e mirë e tyre nuk kanë ngurruar të shfaqin opinionet negative në platformat sociale.

Duket se 27-vjeçarit nuk i intereson aspak nëse të tjerët nuk e miratojnë veshjen e tij, madje ai ka ironizuar situatën duke u treguar të gjithëve se ku mund të blejnë bluzën e tij famëkeqe.