Sport

Përmbysje e madhe, Dinamo i jep leksion Tiranës

Dinamo mund me përmbysje 1-4 Tiranën në “Elbasan Arena”, në derbin e kryeqytetit.

Bardheblutë fituan penallti që në fillim të ndeshjes, teksa nga pika e bardhë realizoi Zharmuni.

LEXO EDHE:  Dy fitore radhazi, Skënderbeu mposht 0-3 Bylisin në ‘Adush Muça’! Korçarët ‘komplikojnë’ zonën e ftohtë

Dinamovitët reagojnë shpejt dhe vendosin ekuilibrat. Ekipi i Dajës gjeti të papërgatitur kundërshtarin, me Zabërgjën që futi një top në zonë dhe Meta shënoi autogol.

Përmbysja e madhe  vjen çerek ore pas nisjes së pjesës së dytë, me Bregun që kontrollon në mënyrë perfekte topin dhe me të majtën, nga një pozicion i vështirë mposht portierin.

Goli i sigurisë mban firmën e Lorran, i cili i shërbye mjaft mirë nga Mandela dhe “tundi rrjetën” pasi u koordinua si duhet.

LEXO EDHE: Miratohet rregulli i ri për portierët, s’ka më mbajtje topi pa limit në zonë

Itodo thelloi shifrat më pas, me një gol me kokë, pas një krosimi maestral të Zabërgjës nga krahët.

Pas kësaj ndeshje, Dinamo renditet në vendi ne dytë me 47 pikë, 2 pikë larg Egnatias që barazoi 1-1 me Teutën.

Vështirësohen gjërat për Tiranën, që rënditet në vendin e parafundit, me 26 pikë.

Java e 27-të:

E shtunë, 1 mars 2025

14:00 Laçi 2-2 Vllaznia

17:00 AF Elbasani 2-0 Partizani

E diel, 2 mars 2025

14:00 Bylis 0-3 Skënderbeu

17:00 Egnatia 1-1 Teuta

17:00 Tirana 1-4 Dinamo (Elbasan)