Një javë pas përmbytjes së mjediseve të Bibliotekës Kombëtare nga shirat e dendur, aktivistë të Shoqërisë Civile protestuan sot para hyrjes së godinës, në kryeqytet. Aktivistët kërkojnë që Prokuroria e Përgjithshme, të hetojë shkaqet e përmbytjes së Bibliotekës Kombëtare. 12 mijë libra u dëmtuan nga përmbytja e Bibliotekës.