Një aksident rrugor me pasojë tre të plagosur u shënua pasditen e sotme në aksin rrugor Rubik-Rrëshen. Tre automjete raportohen se janë përplasur mes tyre. Me të mbërritur në vendin e aksidentit, policia bllokoi për pak momente të gjithë qarkullimin në këtë rrugë. U desh gjithashtu ndihma e zjarrfikëses për të nxjerrë nga makina personat e lënduar. Dyshohet se shpejtësia me të cilën po lëvizte njëri nga mjetet dhe lagështia në rrugë janë arsyet e përplasjes.