Kim Kardashian gjithmonë arrin të tërheqë vëmendjen e publikut dhe së fundmi këtë po e bën falë dështimeve me photoshop.
Teksa ka postuar një foto me motrën e saj Kylie për të promovuar koleksionin e tyre më të ri të parfumeve, fansat arritën të dallojnë se Kim ka 6-të gishta tek këmbët.
Yjet e “Keeping up with the Kardashians” kishin veshje dhe look të ngjashëm por Kim e cila kishte veshur shapka dukej qartë se kishte një difekt.
“Përse ke 6-të gishta” -shkroi një komentues. “6-të gishtat e këmbës tënde po bëjnë një shfaqje ikonike” -shkroi një tjetër duke u tallur.
“Unë i numërova shumë me qindra herë, Kim ka 6-të gishta, si mund ta modifikosh këtë gjë me photoshop” -komentoi një tjetër përdorues.