Bota

Përveç kakaos dhe kafesë një tjetër mungesë po kërcënon botën!

Bregu i Fildishtë duhet të prodhojë 100,000 tonë më pak arrë kokosi në shkurt dhe mars sesa në të njëjtën kohë të vitit të kaluar, njoftuan eksportuesit nga ai vend. Një nga arsyet kryesore për rënien e prodhimit është temperatura e lartë dhe reshjet e pamjaftueshme. Agjencia thekson se në periudhën e ardhshme pritet një rendiment prej rreth 150 mijë tonë arrë kokosi, ndërsa vitin e kaluar rendimenti ishte rreth 250 mijë tonë. Sezoni i korrjes së kokosit në Bregun e Fildishtë zgjat nga tetori deri në mars.

Një burim i paidentifikuar në një firmë eksportuese të kokosit i tha Reuters se shumë fermerë në të gjithë vendin nuk kishin më arrë kokosi për të korrur gjatë dy muajve të ardhshëm. Fermerët pohojnë se problemi i veçantë ishte se nuk kishte pasur shumë shi që nga nëntori dhe se vapa. Këshilli i Kafes dhe Kokosit u detyrua që në nëntor të vitit të kaluar të rishikonte projeksionin për sezonin 2024/25 dhe të zvogëlonte rendimentin e pritshëm. Një situatë e ngjashme në tregun botëror për shkak të kushteve atmosferike është edhe me kakaon dhe kafenë.

Arra e Kokosit ka qënë një ushqim me vlera në zonat tropikale prej mijëra vjetësh. Tradicionalisht, e kanë shijuar si ujë arrëkokosi, apo tuli i kokosi, dhe “qumështë” kokosi. Kjo e fundit bëhet nga vendosja e tulit në ujë të nxehtë. Vaji i bardhë i kokosit është tashmë një ndër superushqimet më të preferuara të figurave të njohura dhe bloger-eve. Thëniet për vlerat e tij mjekësore qarkullojnë në internet.

Arra e kokosit është një frut ekzotik, i pasur me minerale, fibra dhe vitamina, që i bashkon shijes së këndshme një sërë përfitimesh për bukurinë dhe shëndetin. Shmë e eksportuar në botë, arra e kokosit e ka origjinën nga Amerika e Jugut dhe përdoret në shumë ushqime. Kokosi jo vetëm që me anë të lëngut na freskon, por është shumë i shëndetshëm për kockat dhe dhëmbët.