Aktualitet

Përzgjidhen 5 Prokurorët e “Forcës së Ligjit” në Tiranë

Në Tiranë, përzgjidhen 5 Prokurorët e Task Forcës Speciale “Forca e Ligjit”, e krijuar mbi bazën e marrëveshjes mes Kryeprokurores Arta Marku e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ata janë Marjola Mërtiri, Ndini Tavani, Daniela Sulaj, Anisa Qilimi dhe Afërdita Ndoi. Puna e tyre pritet të përqëndrohet në veprat penale që kanë të bëjnë me pastrimin e parave, korrupsionin, shpërdorimin e detyrës, trafiqet e paligjshme dhe krimin e organizuar. Më herët, u përzgjodhën tre prokurorë në Fier.