Vendimi i Komitetit Olimpik Shqiptar që për shkak të rasteve të përsëritura të Dopingut të përjashtojnë Peshëngritjen prej Lojërave Mesdhetare, nuk është pritur aspak mirë nga kampionët e njohur shqiptarë. Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Briken Calja u përballën sot me drejtuesit e KOKSH-it, në zyrat e Komitetit. Ata iu kërkuan zyrtarëve të kthejnë vendimin dhe t’i lejojnë të garojnë me ekipin kombëtar te Lojërat Mesdhetare. Takimi u zhvillua mes debatesh të ashpra, që shkuan shumë pranë konfrontimit fizik. Sportistët kanë marrë ftesën e organizatorëve të aktivitetit që zhvillohet muajin e ardhshëm në Spanjë.