I ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duro ka qenë ish-banori i këtij edicioni dhe producenti Petro Xhori. Ai foli më shumë rreth rrugëtimit të tij, i cili përfundoi brenda asaj shtëpie këtë të shtunë. Gjithashtu për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Në një lidhje telefonike ka qenë e ftuar edhe Enxhi, shoqja e ngushtë e Eglit. Gjatë kësaj telefonate u sqarua edhe një deklaratë e Petros, ku thoshte se Egli e do Gjestin për dronat. Më tej, ai sqaroi:
Aty është vendi ku njerëzit e kanë nisur pa kuptuar dhe kanë përfunduar me familje. Në qoftë se ju ecën, i uroj më të mirën.