Donald Trump emëron diplomatin Philip Kosnett, Ambasador të Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Aktualisht, Kosnett është i Ngarkuari me Punë i Përkohshëm në Selinë Diplomatike të Uashingtonit në Ankara. Tashmë, pritet të zëvendësojë Greg Delawie-n, i cili mban postin e Ambasadorit të Amerikës në Kosovë, prej 2015-ës. Sipas Shtëpisë së Bardhë, “Pjesa më e madhe e karrierës së Kosnett-it ka qenë e fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar për sigurinë dhe konsensusin politik”.