Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u shoqërua me tensione të forta, pasi debati mes banorëve degradoi në sulme personale dhe përfshirje të familjarëve.
Në qendër të përplasjes ishte Rogerti, i cili gjatë një debati me Selinin përdori deklarata provokuese që prekën çështje intime dhe private.
Në kulmin e debatit, ai iu drejtua asaj me pyetje të rënda lidhur me të kaluarën, duke përmendur Dubain dhe paragjykimet që shpesh lidhen me vajzat që udhëtojnë atje.
Më thuaj me sa burra përnjëherë kryen marrëdhënie
-u shpreh ai, deklaratë që u konsiderua fyese dhe e papërshtatshme nga shumë banorë dhe ndjekës të formatit.
Selin reagoi menjëherë, duke e ndjekur Rogertin nëpër shtëpi dhe duke kërkuar shpjegime për aludimet e tij.
Tensioni mes tyre u rrit ndjeshëm, ndërsa pjesa tjetër e banorëve e ndiqte situatën me shqetësim.
Por situata mori një kthesë edhe më të rëndë kur debati u zhvendos drejt Mateos. Rogerti, duke u justifikuar me faktin se është gazetar dhe se, sipas tij, mund të bëjë çdo lloj pyetjeje, deklaroi:
Po i them motrës tënde, me sa meshkuj ka kryer marrëdhënie njëkohësisht
Kjo fjali e agravoi menjëherë situatën. Mateo reagoi ashpër:
Fytyra jote do të më bëjë provokim mua
-ndërsa tonet u ngritën dhe përplasja rrezikoi të kalonte në kontakt fizik.
Banorët e tjerë u detyruan të ndërhyjnë për të shmangur një situatë më të rëndë, ndërsa ngjarja ka ndezur reagime të shumta jashtë shtëpisë. Përfshirja e familjarëve dhe çështjeve intime po konsiderohet nga shumë ndjekës si një tejkalim i kufijve të lojës dhe etikës brenda formatit.