Gossip Showbiz

“Ti, me kë bën seks? Me sa…” Shpërthen debati i ashpër mes Rogertit dhe Selin!

Një debat i fortë ka trazuar sot shtëpinë e Big Brother VIP, ku protagonistë u bënë Selin dhe Rogerti, ndërsa në mes të diskutimit u përfshi edhe Greta.

Gjithçka nisi kur Rogerti iu drejtua Gretës me fjalët “ti vdes për seks”, pas një komenti që ajo bëri për Juelën. Deklarata shkaktoi menjëherë reagim nga banorët, duke e tensionuar situatën.

Greta reagoi e revoltuar:

O njeri a je në terezi, ty duhet të të kthej përgjigje për këto tema?

Ndërsa Rogerti këmbënguli me:

Po apo jo

Selin ndërhyri në debat duke i kërkuar Rogertit të fliste për jetën e tij seksuale. Ai u përgjigj:

Unë me gruan time bëj seks sa herë të dua

-deklaratë që u pasua nga replika të forta.

A të lumtë

-iu përgjigj Selin me ironi, ndërsa Rogerti e sfidoi:

Ti me kë bën seks? Me sa burra?

Selin reagoi duke thënë:

Përshëndesim gruan që Rogerti dha informacione kaq private. E vendos gruan në siklet duke dhënë informacione private

Debati vazhdoi me tone të larta, ku Rogerti kërkoi sërish përgjigje, ndërsa Selin ia ktheu me ironi:

Me sa burra përnjëherësh? Do ta dish? Të kthen përgjigje Juela

Përplasja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, me ndjekësit që po diskutojnë mbi kufijtë e debatit dhe mënyrën si trajtohen tema kaq personale brenda shtëpisë më të famshme në vend.