Një debat i tensionuar ka shpërthyer së fundmi mes Mateos dhe Mirit brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke përfshirë në diskutim edhe Selinin dhe Brikenën.
Gjithçka nisi kur Mateo i tha Mirit se në lojë nuk i kishte mbetur gjë tjetër përveçse të pranonte publikisht se ishte i dashuruar me Selinin.
O sa ke rënë ti edhe sa do biesh akoma, të ra edhe Selin dje, të ka ngelur vetëm të thuash unë jam i dashuruar
-iu drejtua Mateo.
Miri nuk e la pa përgjigje, duke i kujtuar atij pëlqimin ndaj Brikenës dhe duke theksuar se këtë akuzë e dëgjon prej javësh.
Ma ke thënë që javën e tretë
-tha ai.
Debati mori një kthesë edhe më personale kur Miri deklaroi:
Unë nusen time e kam bërë për vete brenda një nate
Mateo reagoi menjëherë me ironi, duke e pyetur nëse e kishte fituar për një muaj, ndërsa Miri këmbënguli se gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt.
Në mes të diskutimit, nuk munguan as thumbat për mënyrën se si një burrë duhet të sillet në raport me një grua.
Burri atë punë ka, të shkojë mbrapa asaj që do
-tha Mateo, ndërsa Miri ia ktheu:
Po deri sa nuk ja ke mbushur mendjen deri tani, nuk qenke burrë
Përplasja mes tyre ka ngjallur reagime të shumta mes ndjekësve të spektaklit, të cilët po komentojnë jo vetëm dinamikën e lojës, por edhe marrëdhëniet e ndërlikuara që po krijohen brenda shtëpisë së Big Brother VIP.