Celebrities

“Suksese shpirti…”/ Publikohen mesazhet mes Olta Gixharit dhe Rozana Radit!

Olta Gixhari është futur mbrëmje e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP. Por këtë herë për t’i bërë një surprizë motrës së saj dhe për të sqaruar ‘aludimet’ nëse e mbështet apo jo Gertën. Ajo tha:

Unë e mbështes dhe do ta mbështes gjithë jetën, por në këtë rrugëtim që ajo po e përballon me shumë dinjitetet, pas saj.

Për mesazhin e përfolur brenda në shtëpi nga Rozana kur tha se i ka uruar fitoren asaj dhe jo motrës, ajo u shpreh:

Nuk më pengon që jam përmendur, por konteksti më shqetëson pak. Do doja që gjërat të mos merren në mënyrë kaq dramatike.

Mirëpo, në Instagramin e Rozanës janë publikuar disa mesazhe nga një bisedë e saj me Oltën.

Olta: Suksese shpirti, m’u bë qejfi shumë për ty dhe do më bëhet më shumë akoma kur të fitosh BB.

Rozana: Zemra të dua, s’kam firmosur unë asgjë, akoma jo një herë…