Celebrities Gossip Showbiz

“30 mijë herë faleminderit…”/ Yll Limani emocionon fansat pas dy netëve magjike në Tiranë!

Pas dy mbrëmjeve të mbushura me muzikë, emocione dhe mijëra zëra që kënduan në unison hitet e tij, Yll Limani ka ndarë një mesazh prekës për publikun që e mbështeti në koncertet e mbajtura në Tiranë.

Këngëtari i njohur kosovar reagoi në rrjetet sociale pak pas përfundimit të koncerteve, duke pranuar se ende po përjeton emocionet e atyre netëve që, sipas tij, do të mbeten përgjithmonë në kujtesën e tij.

Hala jom tu i jetu emocionet e dy neteve n’Tirane. Shqipni, faleminderit për dashninë që ma dhatë. Janë dy net që s’kom me i harru kurrë. Faleminderit secilit që keni ardhë e keni knu bashkë me mu

-shkroi artisti.

Në mesazhin e tij, Ylli shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që merr nga publiku, duke theksuar se energjia dhe dashuria e fansave janë forca që e shtyjnë të vazhdojë rrugëtimin e tij muzikor.

30.000 herë faleminderit. Për kohën, energjinë, besimin dhe dashninë që ma jepni vazhdimisht

-vijoi ai.

Artisti pranoi se shpeshherë momentet e mëdha kalojnë aq shpejt, sa njeriu nuk arrin ta kuptojë menjëherë sa shumë njerëz e mbështesin dhe e duan.

Kanihere je aq i përfshim prej momentit sa s’e kupton sa shumë dashni ki rreth vetes. Deri herën tjetër! Ju du shuuuuume

-përfundoi këngëtari.


Dy koncertet në kryeqytetin shqiptar u konsideruan një tjetër moment kulmor në karrierën e Yll Limanit, duke mbledhur rreth 30 mijë spektatorë dhe duke dëshmuar edhe një herë popullaritetin e tij të jashtëzakonshëm në trevat shqiptare.

Me atmosferën elektrizuese, emocionet e forta dhe repertorin e pasur muzikor, koncertet në Tiranë konfirmuan lidhjen e veçantë që artisti ka ndërtuar ndër vite me publikun e tij, një marrëdhënie që vazhdon të forcohet me çdo paraqitje në skenë.