Aktualitet

Po transportonte 100 mijë euro drogë, arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane vuri në pranga një shqiptar të cilit iu gjetën 8 kilogramë marijuanë në bagazhin e makinës me të cilën po udhëtonte bashkë me gruan dhe fëmijët e mitur. Sipas policisë, gjatë kontrollit shqiptari nuk shfaqi ndonjë shenjë nervozizmi, por kur karabinierët vendosën që të bënin kontroll më të imtësishëm ai tha se i duhej të lëviste pasi e kishte me nxitim. Sipas mediave italiane, vlera e sasisë së sekuestruar në treg shkonte deri në 100 mijë euro.