Aktualitet

Pogradec, tregtarët e vegjël në protestë kundër TVSH-së

Tregtarët e vegjël të Pogradecit protestuan kundër pëfshirjes në skemën e re të TVSH-së. Ata deklaruan se nuk e përballojnë dot koston e lartë që u krijon taksa, e cila sipas tyre i çon drejt falimentit. Protesta në Pogradec u mbështet edhe nga Partia Demokratike. Por qeveria nga ana tjetër është shprehur e vendosur për zbatimin e skemës së re të TVSH-së.