Policia Bashkiake e Tiranës i shpëtoi jetën një vajze në Liqenin Artificial, e cila ishte futur në thellësi 5-6 metra. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes. Efektivët të njoftuar nga qytetarët për një tentativë vevrasjeje, tentuan ta qetësonin dhe ta bindin të dilte nga uji, ndërsa një prej tyre u fut brenda në ujë dhe mundi ta nxjerrë nga liqeni. Policia Bashkiake e kryeqytetit njoftoi Policinë e Shtetit për të zbardhur arsyet e ngjarjes.