Një foto portret i yllit të muzikës pop Beyonce është bërë pjesë e muzeut “Smithsonian’s National Portrait Gallery” në Washington D.C ku do të bëhet i përhershëm.
Kjo foto është realizuar vitin e kaluar si pjesë e kopertinës së revistës “Vogue” por duket se ka më tepër vlerë se aq.
Ajo është një copë arti dhe këtë vlerësim e kanë bërë kritikët e muzeut të njohur. Fotoja është realizuar nga Tyler Mitchell që tashmë po korr frytet e punës së tij.
Me anë të një postimi në Twitter ai ka treguar se Beyonce do të jetë e prekshme për të gjithë. Mitchell është i pari fotograf afro-amerikan që ka realizuar një kopertinë për revistën “Vogue”.
Këtë portret të Beyonce që do të shihet nga turistë nga e gjithë bota, 24-vjeçari e ka quajtur “See Your Halo”, e shkëputur nga kënga hit e artistes “Halo”.