Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Dousa, i vuri veto ligjit që do ta bënte më të lehtë për njerëzit të ndryshojnë gjininë. Parlamenti i dha OK-ein, por kryetari i shtetit nuk e dekretoi duke kërkuar që të rritet kufiri i moshës nga 16 në 18-vjeç. Presidenti portugez do të japë miratimin për shtetasit vetëm kur të bëhen ndryshime.