Në ditëlindjen e saj këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha postoi në rrjetin social Instagram një foto mjaft provokuese.
Ajo u shfaq e shtrirë, vetëm me mbathje brenda në tualet duke lyer buzët me buzëkuq. Kjo foto e cila u bë menjëherë virale nuk u prit aspak mirë nga babai i saj i cili shpeshherë e kritikon mbi gjërat që poston në rrjet.
Bebe tregoi se kur babai i saj i kërkoi që të fshinte foton nga Instagrami ajo reagoi ashpër duke i thënë se kjo gjë nuk ka për të ndodhur.
Më pas 30-vjeçarja shtoi se në atë foto ndihej shumë seksi dhe plot vetëbesim dhe këtë donte t’ja tregonte edhe ndjekësve të saj.
Këngëtarja është nga të paktat personazhe që ka folur hapur mbi problemet e saj me mbipeshën dhe paraqitjen e jashte për të cilën komentohet jo pak negativisht.