Botë e Çuditshme Lifestyle

Prej 40 vitesh jeton si shpellar, anglezi jep mesazhin e fortë për të gjithë!

Ken Smith është një burrë anglez që prej 40 vitesh jeton në pyll, larg qytetërimit. 74-vjeçari jeton i vetëm në një kasolle, që kur një grup djemsh e rrahu gati për vdekje. Smith kaloi 23 ditë në koma dhe mjekët nuk i dhanë shpresë se do të kthehej si më parë. Smith tregoi për BBC se:

Thonin se nuk do të shërohesha kurrë, thonin se nuk do të flisja më, se nuk do të ecja më, por i bëra të gjitha. Pikërisht atëherë vendosa që do të jetoja vetëm, siç doja vetë. Mendova se si do të ishte thjesht të lëvizja, të udhëtoja nga një vend në tjetrin. Thjesht lëvizja pa ndonjë qëllim se ku do të shkoja. Ecja në çdo kodër dhe në çdo cep të vendit, për të gjetur vende ku nuk kishte banesa të ndërtuara. Derisa erdha në pyllin tim, ku ndërtova kasollen time dhe jetoj i lumtur.

Anglezi ushqehet vetëm me perimet e frutat që rrit vetë dhe peshkun që kap nga liqeni aty pranë.

Nëse mësoni të peshkoni, nuk keni më nevojë për asgjë tjetër. Atëherë do të jeni me të vërtetë të pavarur.

Rikujtojmë se kohët e fundit u bë virale replika mes një protestueseje amerikane që kundërshton vaksinat anti-COVID e një endacaku. Gjatë një manifestimi në Hollywood Boulevard në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara, gruaja që mbante në dorë një megafon bërtiste:

I shihni të gjithë këta të pastrehë? Mos kanë vdekur gjë në rrugë nga koronavirusi? Jo! Përse?

Nga turma erdhi zëri i një personi të pastrehë, i cili u përgjigj:

Sepse jam i vaksinuar, idiote!

Video e publikuar në Twitter në faqen “Film The Police LA”, u bë virale në pak kohë, duke mbledhur mijëra like e retweet. Personi që shpërndau xhirimin u vu në kërkim të endacakut, të cilin e gjeti më pas.

“Gjetëm mbretin”, – shkruan ai, duke specifikuar se i riu, tashmë i kthyer në yllin e rrjeteve sociale quhet Ray e përveçse i njohur, në zonën ku qëndron e duan shumë. Për të, ka nisur një mbledhje fondesh.