Bota Politikë

Presidenti amerikan bëhet sërish viral! Shfaqet duke fjetur gjatë takimit…

Ditë të vështira këto për Amerikën për shkak të situatës në Afganistan, ku tërheqja e trupave shkaktoi një krizë të madhe humanitare.
Në një shpërthim në aeroportin e Kabulit u vranë trembëdhjetë pjesëtarë të shërbimit amerikan.
Nga gjithë këto ngjarje duket se presidenti i SHBA, Joe Biden është lodhur shumë, aq shumë sa fjeti gjatë takimit me Kryeministrin izraelit Naftali Bennett.

Takimi mes tyre u krye në Shtëpinë e Bardhë dhe do të diskutonin rreth forcimit të partneritetit mes shteteve.
Gjatë bisedës, si padashje, Biden uli kokën dhe mbylli sytë për rreth 60 sekonda ndërkohë që Kryeministri izraelit vazhdonte të fliste.

https://youtu.be/BJJ23JXTsLM

Ky takim është bërë viral, ku videoja po qarkullon dhe të gjithë e cilësojnë si qesharake pasi mendojnë se Presidenti amerikan po flinte. Por ka patur dhe nga ata që i kanë dalë në krah duke thënë se ai ishte thjesht duke dëgjuar me vëmendje dhe kishte mbyllur sytë të përqëndrohej.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Biden bëhet objekt bisede për momente të tilla qesharake. Një video e tij është bërë gjithashtu virale, ku ai rrëzohej disa herë në shkallët e avionit.