Presidenti brazilian Lula da Silva e përshkroi si “shantazh të papranueshëm” kërcënimin e homologut të tij amerikan Donald Trump se qeveria e tij do të vendoste tarifa shtesë doganore prej 50% për produktet braziliane të importuara në Shtetet e Bashkuara.
Deklarata e presidentit brazilian u bë gjatë një interviste që dha për televizionin publik.
Presidenti republikan njoftoi tarifa të reja mbi eksportet braziliane më 9 korrik. Ai përmendi në veçanti “gjuetinë e shtrigave” që synon aleatin e tij, ish-presidentin e ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, i cili është në gjyq për një grusht shteti të tentuar.
Presidenti Donald Trump njoftoi vendosjen e një tarife 30% mbi importet nga Meksika dhe Bashkimi Europian, që do të hyjë në fuqi më 1 gusht, pasi javë negociatash me këta partnerë të rëndësishëm tregtarë nuk sollën një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Tarifat e reja u bënë publike përmes letrave të ndara të postuara në rrjetin social Truth Social. Më herët gjatë javës, Trump shpalli edhe tarifa të reja ndaj disa vendeve të tjera, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Kanadanë dhe Brazilin, si dhe një tarifë 50% mbi bakrin.