Sport

Zyrtari i shëndetësisë italiane kundër finales së “Euro 2020” në Wembley…

Situata me COVID-19 në Angli nuk ka asnjë përmirësim dhe kjo gjë mesa duket ka shqetësuar Franco Locatelli-n, presidentin e Këshillit të lartë të Shëndetit italian i cili ka kundërshtuar insistimin e UEFA-s për të zhvilluar ndeshjen në stadiumin Wembley të Londrës duke shprehur se:

Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet me qarkullimin më të lartë viral, ku ka një përqindje më të lartë të rasteve për shkak të variantit Delta. Unë do të isha orientuar drejt vendeve ku qarkullimi viral është më i kufizuar, edhe pse kapaciteti i parashikuar për gjysmëfinale dhe finalet është rritur shumë. Kombëtarja bëri mirë që u kthye në Coverciano pas çdo ndeshje, duke qenë se në Itali ka një nga qarkullimet më të ulëta të virusit në Evropë.

Rikujtojmë, se kundër idesë që UEFA ka patur për t’i luajtur ndeshjet në Wembley si gjysëmfinalet ashtu edhe finalen e “Euro 2020” kanë qenë më parë edhe kryeministri Italian Mario Draghi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, por asnjë nga shqetësimet e ngritura në lidhje me infektimin e lartë me të cilat po përballet Anglia, nuk ka bërë që qeveria që drejton futbollin kontinental të ndryshojë mendje.

Rikujtojmë, se me golin që vendosi në ndeshjen kundër Kroacisë në Wembley, sulmuesi anglez i Manchester City, Raheem Sterling në fakt ka përmbushur ëndrrën e një fëmije të rritur në hijen e atij stadiumi madhështor. I lindur në Xhamajka, Sterling u transferua në Angli në moshën 5-vjeçare dhe kaloi fëmijërinë e tij në Neeld Crescent, një periferi vetëm disa minuta nga stadiumi i Londrës, ku ai dikur dëshironte të bëhej mbreti.