Showbiz

Presidenti i SHBA-ve, gjysh për herë të 10-të

Më në fund vjen një lajm i këndshëm nga Presidenti famëkeq, Donald Trump.

Kreu i SHBA-ve është bërë gjysh për herë të 10-të. Djali i tij Eric Trump dhe bashkëshortja Lara janë bërë prindër të një vajze dhe vetë ai e ka konfirmuar këtë gjë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter.

E vogla quhet Carolina Dorothy Trump dhe gëzon shëndet të plotë. Ajo është e 10-ta nga nipërit dhe mbesat e 73-vjeçarit Trump i cili ka 5-së fëmijë nga 3 martesat e tij.