Celebrities Gossip Showbiz

Kai Trump zbulon sekretin e ambicies së saj: “E kam trashëguar nga…”

Kai Trump po ndërton me shpejtësi profilin e saj publik, duke balancuar angazhimet në golf, modë dhe rrjetet sociale, ndërsa së shpejti do të nisë një kapitull të ri si studente në Universitetin e Miamit.

19-vjeçarja, vajza e Donald Trump Jr. dhe Vanessa Trump, do t’i bashkohet ekipit të golfit të universitetit, duke vazhduar të ndjekë pasionin e saj për sportin, ku prej kohësh konsiderohet një nga talentet premtuese.

Gjatë një interviste për emisionin “Fox & Friends”, Kai foli për mënyrën se si arrin të përballojë një kalendar të ngarkuar me aktivitete dhe u shpreh se deri tani ka gjetur ekuilibrin mes projekteve të ndryshme.

Kur u pyet se nga buron ambicia e saj për të pasur sukses në fusha të ndryshme, ajo nuk hezitoi të përmendte gjyshin e saj, presidentin amerikan Donald Trump.

Me siguri nga gjyshi

-tha ajo me buzëqeshje, duke lënë të kuptohet se këmbëngulja dhe dëshira për të arritur objektivat janë cilësi që beson se i ka trashëguar prej tij.

Përveç golfit, Kai ka fituar vëmendje edhe në industrinë e modës dhe në rrjetet sociale, ku numëron një audiencë të madhe dhe ndan shpesh momente nga përditshmëria dhe aktivitetet e saj.

Ajo u shpreh optimiste për aventurën e re në Universitetin e Miamit dhe tha se shpreson të kontribuojë në sukseset e ekipit të golfit gjatë sezoneve të ardhshme.

Në intervistë, Kai foli edhe për marrëdhënien me gjyshin e saj, duke e përshkruar Donald Trump si një njeri “shumë të lezetshëm” dhe më të relaksuar nga sa e perceptojnë shumica e njerëzve në publik.