Bota

Presidenti iranian: Askush nuk përfiton nga tërheqja prej marrëveshjes bërthamore!

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani përsëriti se Teherani do të vazhdojë të respektojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 për aq kohë sa interesat e saj garantohen edhe nga nënshkruesit e tjerë. Duke folur në Vjenë, pas takimit me homologun austriak, Alexander Van der Bellen, Rohani tha se: “As SHBA-ja, as edhe një vend tjetër nuk do të përfitojë nga vendimi për tërheqje nga marrëveshja”, tha Rohani. Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja në muajin maj dhe ka rikthyer sanksionet kundër Iranit. Me këtë marrëveshje, Irani e ka frenuar aktivitetin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.