Presidenti Kinez vlerësoi lart liderin koreano-verior Kim Jong Un, për qëndrimet në takimin historik të 12 Qershorit me Donald Trump-in. Xi Jinping tha se “Kina ëshë e gatshme të luajë rol pozitiv në promovimin e procesit të paqes në Gadishullin Korean”. Udhëheqësi i Koresë komuniste po viziton Pekinin, në kuadër të kontakteve të tij diplomatike, të shpeshtura kohët e fundit.