Botë e Çuditshme

Prezantohet “Barbie Loves the Ocean”

Kompania ”Mattel Inc” (MAT) prezantoi “Barbie Loves the Ocean”, linja e parë e saj e kukullave të modës të bëra me plastikë të ricikluar nga oqeani.

Kjo risi është në përputhje me qëllimin e kompanisë për të arritur 100% plastikë të ricikluar, të bazuar në prodhime bio në të gjitha produktet dhe paketimet e saj deri në vitin 2030.

 

Koleksioni përfshin tri kukulla, trupat e të cilave janë bërë nga 90% pjesë plastike të ricikluara të oqeaneve.

Barbie synon të arrijë 95% materiale të ricikluara ose të certifikuara me fibra druri të përdorura në paketime deri në fund të vitit 2021