Vajzat e një çifti mendohet se janë të lidhura prej kohësh me divorcin. Sipas disa studime të kryera në Amerikë që nga vitet 1980 egzistojnë prova të forta se nëse çifti ka fëmijë të parë një vajzë, kjo i rrit më shumë gjasat e ndarjes së tyre. Në atë kohë, studiuesit e përfshirë spekuluan se kjo ishte thjesht një mënyrë tjetër për të shprehur “preferencat/dëshirën për djalë”, një fenomen i cili, në formën e tij më ekstreme, shfaqet si abort selektiv me bazë gjinie.
Në “Daughters and Divorce”, Jan Kabatek i Universitetit të Melburnit dhe David Ribar i Universitetit Shtetëror të Xhorxhias, në Atlanta, konfirmojnë se të paturit një vajzë si fëmijë të parë, rrit me të vërtetë rrezikun e divorcit të prindërve të këtij fëmije, në Amerikë dhe Hollandë. Sidoqoftë, ndryshe nga punimi i mëparshëm, ky studim gjithashtu u fokusua tek elementi moshë.
Kështu, u zbulua se rreziku i “divorcit nga vajza”, shfaqet vetëm në vitet e adoleshencës së vajzës së madhe (fëmijës së parë). Përpara moshës 12-vjeçe, vajzat nuk lidhen me divorcet e prindërve të tyre. Faktori i “njerëzve që preferojnë të kenë djem”, nuk lidhet gjithashtu me divorcet. Katabek thotë se:
Nëse baballarët do donin të ndaheshin sepse donin djalë, nuk do prisnin 13 vjet për t’u ndarë.
Në vend të kësaj, ai argumenton se fakti që rreziku për divorc është shumë specifik për moshën kërkon një shpjegim tjetër, për shembull që prindërit debatojnë më shumë për edukimin e vajzave adoleshente sesa për atë të djemve adoleshentë.