Ndërkaq, më 10 Korrik është rradha e një tjetër anëtari të Gjykatës së Lartë për t’iu nënshtruar Vetting-ut. Pas Edmond Islamajt, para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit pritet të dalë Admir Thanza. Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. Ndërkohë, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj e kaloi me sukses Vetting-un.