Bota

Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen shet asetet në Rusi!

Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen i ka shitur një kompanie ruse asetet e tij në Rusi. Në një deklaratë me shkrim nga Volkswagen thuhet se kompania ka përfunduar shitjen e aseteve të saj në Rusi, kompanisë ruse “Avilon”. Në kuadër të marrëveshjes është shitur edhe kompleksi i prodhimit që i përket kompanisë dhe që ndodhet në Kaluga. Agjencia ruse e lajmeve “Interfax” tha se marrëveshja ishte në vlerë prej 125 milionë dollarësh.

Më parë në Rusi, asetet e kompanive “Mercedes”, “Renault” dhe “Nissan” iu transferuan qeverisë ruse. Rikujtojmë, se Volkswagen ka prezantuar së fundmi limuzinën e re elektrike ID.7. Volkswagen ID.7 vjen në tregun evropian dhe atë kinez gjatë vjeshtës, ndërsa në Shtetet e Bashkuara në vitin 2024. Kjo makinë do të jetë e qasshme në dy versione, Pro dhe Pro S.

Të dy kanë motor elektrikë që prodhon 282 kuaj-fuqi, kurse Pro vjen me një bateri me kapacitet prej 82 kWh që mundëson një rreze veprimi prej 615 kilometra dhe përkrahet nga mbushësi prej 170 kW DC. Ndërkaq, Volkswagen njoftoi së fundmi planet për të investuar 193 miliardë dollarë për të bërë çdo automjet të pestë që shet elektrik deri në vitin 2025. Më shumë se dy të tretat e parave do të shkojnë për softuer, fabrika të baterive dhe investime të tjera. Drejtori i Volkswagen Group, deklaroi se kompania duhet të transformohet në një grup shërbimesh teknologjike dhe lëvizshmërie.