Gjithmonë në rubrikën “Live From The Cinema” kemi patur të ftuar regjisorë dhe aktorë por për herë të parë sollëm një producent i cili është më i lidhur me filmin se askush tjetër. Bëhet fjalë për Eno Milkanin e cili në 5-së përzgjedhjet e tij kinematografike, ka përfshirë edhe realizime shqiptare dhe kjo jo pa arsye.
5. Malet me Blerim Mbuluar
“Ky film përfaqëson më së miri neuralizmin shqiptar, vërtetë tregohet realiteti i asaj kohe përmes 5 partizanëve të cilët transportojnë një të plagosur. Ky film i shfaq ata të zhveshur nga heroizmi prandaj është kaq i pëlqyer edhe sot.”
4. “Gjurmë të bardha”
“Kam zgjedhur disa filma shqiptarë që mua më kanë bërë përshtypje që vërtetë mund të përfaqësojnë denjësisht kinemanë shqiptare. Deda është një personazh shumë i ndryshëm, kaq introvert, prandaj pëlqehet shumë dhe shumë njerëz gjejnë veten tek ai.”
https://www.youtube.com/watch?v=tOXQUfZ8ZTs
3 . “Lulëkuqe mbi Mure”
“Mjafton të shikojmë filmat e Dhimitër Anagnosti i influencuar ne neuralizmi, ky film është një ndër to.”
2. “Novecento” (1976)
“Filmi është 5 orë, tipike e Berto Luci. Më vjen keq sepse është një film shumë pak i popullarizuar, po ta shihni tregon komplet historinë e Italisë në epokën feudale.”
https://www.youtube.com/watch?v=BkdHDr_2yb0
1. “Gone with the Wind”
“Një tjetër film epik që flet për ndërtimin e Amerikës pas një luftë civile shumë të përgjakshme. Aktorët këtu janë shumë pasionantë. Ka patur një lloj tradite që njerëzit e ndjekin më datën 1 janar, pas festave duke ndenjur në shtëpi e duke e shijuar pasi është plot 3 orë.”