I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë gazetari Bledi Mane, për të folur më shumë për mendimin e tij mbi protestën popullore në vend, por jo vetëm…
Mane: A nuk të duket sikur kjo protestë po e bën më të fortë Ramën? Këto 25 ditë, a ke parë për shembull të dalë kryetari i Bashkisë së Vlorës, se Zvërneci është pjesë e territorit të Bashkisë së Vlorës, Ministri i Turizmit, Ministri i Bujqësisë, Ministri i Mjedisit? E ke vënë re që e ka bërë betejë personale? Pra unë, thotë Rama, dhe të gjithë ju përballë meje.
Sharka: Siç ka bërë betejë personale çuarjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Mane: Sekreti i kësaj proteste, unë ndonjëherë besoj dhe më duhet të besoj edhe konspiracionet, është sepse janë mbledhur të gjithë kundra Ramës. Janë mbledhur interesat e shumta të turizmit rajonal, siç thonë këta agjentura greke, serbe, islami politik njëkohësisht. Thellë-thellë besoj se me familjen Soros do i jenë prishur raportet. Është e njëjta strategji protestuese ashtu si në Beograd që po feston 2-vjetorin dhe Presidenti Vuçiç nuk ka ikur, ka pasur ca ndërrime në qeveri. Është e njëjta dorë, e njëjta strukturë, të njëjtat meme gati-gati. Unë jam i sigurt që Ramës duan t’i ndërpresin rrugën për vitin 2027 kur mbyllen kapitujt dhe BE i cakton Malit të Zi dhe Shqipërisë datën e anëtarësimit. Dhe me marrjen e datës së anëtarësimit, gjithçka zhbëhet. Fillon festa, bëhet torta gati, garuzhdet, tasat…
Sharka: Politikisht çfarë i ndodh Ramës nëse e kalon dhe këtë sfidë?
Mane: Do bëhet më i fortë, më arrogant, më diktator dhe më i egër brenda partisë së vet.
Sharka: Pra do ta hamë më keq?
Mane: Në radhë të parë do ta hajë Partia Socialiste. Do t’i tregojë dhëmbët njerëzve që i ka mbajtur afër, u ka dhënë pushtet, u ka dhënë poste ministrore, i ka lëvizur nga një ministri tek ministria tjetër. Natyrisht familja dhe njerëzit e tyre kanë patur profite, ata kanë bërë para pa fund. Dhe jam i sigurt që arroganca poshtë në bazë do zbutet, në bashki, në drejtori, tek patentat, te spitali, te shkolla, por arroganca në majë të piramidës do dyfishohet sepse do t’i japë atribute vetes.