I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë gazetari Bledi Mane, për të folur më shumë për mendimin e tij mbi protestën popullore në vend, por jo vetëm…
Duke folur për debatin e tij me Dea Mishel, Bledi u shpreh:
Dea u tregua vetë e paedukatë. Nuk iu përgjigj Meme-s time me Meme, me humor, por ofendoi. Më tha ‘ti je 60 vjeç, ty të paguajnë qiranë e shtëpisë. Unë jam 53 vjeç, jam më i vogël se babai i Deas. Jam më i gjatë se Dea, më i lexuar, më i rafinuar dhe më humorist se Dea. Ç’është kjo dhunë? Na ka gjetur belaja, nuk bëjmë dot shaka. Nuk bëjmë dot Meme se janë bërë të gjitha diktatore të vogla, të gjithë dikatatorë të vegjël. Siç po të lë unë hapësirën ty të protestosh, më lër dhe ti mua hapësirën që të jap një opinion mbi këtë. Ndaj jam gazetar, ndaj jam këtu, të jap një opinione.