Bota

Programi bërthamor, Moska mbron Iranin nga akuzat e Izraelit

“Izraeli duhet të transferojë informacionet mbi programin bërthamor të Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike”. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili është përpjekur të mbrojë Teheranin nga akuzat e Izraelit mbi rritjen e programit bërthamor. Ndërkohë, Teherani nuk do të rinegociojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 që ka me fuqitë botërore.