Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-opinionistja e edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Balina Bodinaku. Fillimisht, si ndihet Balina pas përfundimit të “BBV” dhe si ka lindur dashuria për botën e televizionit? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.
Cilat janë disa nga udhëtimet më interesante të Balinës?
Kam pafund vende që mua më pëlqejnë dhe kam kujtime. Siçilia është një vend me energji të jashtëzakonshme, më pëlqen gjithçka aty. Një vend tjetër që kam qenë vetëm një herë, para shumë vitesh është Argjentina. Është një vend që nëse më thuhet a do të shkojmë tani unë nuk ndaloj as në shtëpi të marr valixhen, nisem direkt. Për disa rrethana nuk jam bërë mbar të shkoj. Me siguri do të rikthehem. Londra pastaj është një dashuri e madhe, kam jetuar 4 vjet. Potugalia dhe Spanja gjithashtu janë dy dashuri të mëdha.
Si ka lindur dëshira e Balinës për të punuar në bankë?
Edhe vet nuk e kisha menduar, u gjeta rastësisht, më mori rrjedha. Televizioni deri në momentin që takova bankën ishte pasioni më i madh, më zinte gjumi aty ku montohej dhe zgjohesha aty. Banka është si ai çuni qe të vjen nga mbrapa vite me vite, nuk e përfill, nuk e konsideron, pastaj ai bën diçka që të tërheq vëmendjen dhe pas kaq vitesh përpjekje nga ana e tij për të rënë në sy e gjen veten të martuar me të.(qesh) Ka qenë një përiudhë kur kisha një studio time të produksionit dhe kam pasur klientë të mi dhe një prej të cilave ishte një bankë që i bëra shumë fushata. Pasi shita aksionet e mia dhe e lash studion, u kontaktova nga ata sepse donin të vazhdonin me mua dhe i thash nuk e bëj më këtë gjë, më morën thjesht për një fushtatë, më propozuan për punë, vazhdoja t’i thoja jo. Më thanë të punoja për pjesën kreative, përsëri nuk pranoja. Mbaj mend që vitin e parë kur shkova në bankë shkova me xhinse të grisura, me converse në një ambient ku të gjitha vajzat ishin me taka, me xhaketë, me kostume. Sa turp më vjen kur e kujtoj.(qesh)