Aktualitet

Prokuroria: Të sekuestrohen 25 mijë metër katrorë tokë në Shkodër!

Prokuroria e Shkodrës kërkoi vendosjen e sekuestros preventive për mbi 25 mijë metër katrorë tokë pyjore, në Razëm të Malësisë së Madhe. Kjo sipërfaqe ndodhet ende e regjistruar në favor të përfituesve të vendimit për Kthimin e Pronave të ish-pronarëve. Prokuroria thotë se vendimet për kthimin e tokës, janë të falsifikuara.