Nga 34 të arrestuar për protestën e dhunshme të 8 janarit në selinë e PD-së, vetëm për 5 prej tyre Prokuroria e Tiranës kërkon “Arrest shtëpie”. Ata janë Xhevahir Georgiev, Hajredin Gjura, Denis Luku, Selman Krasniqi e Dyleman Marku.
Emrat e personave:
1. Shaban Halili, detyrim paraqitje
2. Gentjan Lamnica, detyrim paraqitje
3. Agron Gjura, detyrim paraqitje
4. Xhevahir Georgiev, arrest në shtëpi
5. Alban Zaimi, detyrim paraqitje
6. Arkimed Lushaj, detyrim paraqitje
7. Hajredin Gjura, arrest në shtëpi
8. Denis Luku, arrest në shtëpi
9. Valdrin Dervishaj, detyrim paraqitje
10. Arben Dervishaj, detyrim paraqitje
11. Orges Dervishaj, detyrim paraqitje
12. Qendrim Dervishaj, detyrim paraqitje
13. Arben Dervishaj, detyrim paraqitje
14. Selman Krasniqi, arrest në shtëpi
15. Albano Stolaj detyrim paraqitje
16. Ber Begeja, detyrim paraqitje
17. Dyleman Marku, arrest në shtëpi
18. Emiliano Çekini, detyrim paraqitje
19. Gjon Pepaj, detyrim paraqitje
20. Klavdo Çekini, detyrim paraqitje
21. Armando Çardaku, detyrim paraqitje
22. Agustin Pali, detyrim paraqitje
23. Oltion Zenelaj, detyrim paraqitje
24. Albi Peti, detyrim paraqitje
25. Arian Mezini, detyrim paraqitje
26. Stivi Luku, detyrim paraqitje
27. Orian Meta, detyrim paraqitje
28. Sokol Ndreu detyrim paraqitje
29. Vendim Demaj, detyrim paraqitje
30. Agim Deda detyrim paraqitje
31. Ardian Myrto, detyrim paraqitje
32. Ylli Gosturani, detyrim paraqitje
33. Armando Alldervishi detyrim paraqitje
34. Mirash Rrathtori, detyrim paraqitje
Mësohet se që më 7 janar, Policia e Shtetit ka pasur informacione të ndryshme se mes mbështetësve të të dyja kampeve në PD do të kishte përplasje, ndaj për këtë arsye u mobilizua. Me detaje, në dosjen e Prokurorisë Tiranë përshkruhet roli i secilit prej të ndaluarve, mes të cilëve shtetas nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Rezulton që mbështetësit e Berishës me mjete rrethanore, si trapanë, varé, etj, dëmtuan dyert dhe tentuan të hyjnë në mjediset e brendshme të selisë. Ndërkaq, ata të Bashës goditën me sende të forta protestuesit e iu hodhën lëndë të ndryshme. Prokuroria është duke hetuar për të përcaktuar llojin e tyre. Masat e sigurisë jepen nesër në orën 10:00 nga gjykata. Për shkak se gjyqtarja Rexhina Merlika të cilës i ra shorti është me raport mjekësor, pritet që gjyqtari i seancës të jetë Arben Micko.
