Kryeministri Rama iu tha në sy përfaqësuesve të biznesit të vogël se ata gënjejnë me bilancet e deklaruara te Tatimet, që t’i shmangen kapërcimit të pragut aktual prej 8 milionë lekësh, e cila i përfshin në TVSH. Gjatë një takimi me biznesin e vogël, Rama shpjeguar se përfshirja në TVSH e çdo biznesi mbi 2 mln lekë xhiro në vit nuk sjell asnjë efekt negativ mbi të vegjlit, por sipas tij mbyll kanalet e evazionit të të mëdhenjve: “Këtë çështje ne mendojmë se ka ardhur koha ta adresojmë si duhet në mënyrë që asnjë biznes i vogël të mos jetë i detyruar të gënjeje, tavan të rritet mbi 100 milionë dhe juve nga gënjeshtarë të ktheheni në aleatë të shtetit, se qëllimi i kësaj lëvizje nuk është të marrim lekë nga ju për buxhetin e shtetit, por që të mos lejojmë që të mëdhenjtë t’i shmangen detyrimeve. Kryeministri Rama.”