Bota

Protestat në Jordani, qeveria tërhiqet nga rritja e taksave

Populli jordanez triumfoi përballë rritjes drastike të çmimeve. Mijëra protestues dolën në rrugë kundër vendimit për rritjen e çmimit të naftës, por edhe të një projektligji të tatimit mbi të ardhurat. Protestat i kushtuan detyrën kryeministrit. Pasardhësi i tij, Omar Razzaz njoftoi se është arritur një marrëveshje për të tërhequr një ligj të propozuar të tatimit mbi të ardhurat që ka shkaktuar një javë protesta të zemëruara.