Aktualitet

PS propozon ndryshim në Kodin Rrugor për shoferët me patenta të huaja

Në nisje të sezonit turistik deputetët e Partisë Socialiste kërkojnë lehtësira për drejtuesit e mjeteve që kanë patentë të huaj. Sipas Kodit Rrugor në fuqi, në këto raste është prefekti ai që duhet të japë një përgjigje për lejet e drejtimit të bllokuara. Ndërsa deputeti Pjerin Ndreu propozon që të huajve t’u jepet e drejta e konvertimit me pagesë. Miratimi i ndryshimeve në Kodin Rrugor kërkon 84 vota, çka kërkon dhe konsensusin e opozitës.