E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë psikologia Lorela Garuli. Ajo ka folur më shumë mbi Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, si mund t’i vijmë në ndihmë dikujt që po has probleme, si dhe rëndësia e psikologut…
Si ndikon puna në shëndetin tonë mendor?
Duke qenë se është i vazhdueshëm, patjetër që mund të bëhet shkak për problematika serioze. Sepse puna është një vend ku ne shkojmë përditë, rrimë shumë orë aty, na merr shumë kohë dhe në këtë pikë është shumë e rëndësishme. Ka një tendencë globale të gabuar, jo vetëm shqiptare apo perëndimore, që njerëzit që punojnë shumë me orë të zgjatura, që nuk kanë asnjëherë kohë, që e kanë axhendën plot, e janë gjithë kohën në punë, është një tendencë e gabuar që të shikohen si fitimtarë, si të suksesshëm, pra në njëfarë mënyre glorifikohet apo bëhet e lavdishme të qenurit i mbipunësuar apo shumë i zënë. Kjo gjë duhet të ndryshojë.