Mbrëmjen e djeshme Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar raportin me nivelin e lumturisë të 156 vendeve në botë.
Sondazhet i përkasin periudhave 2016-2018 dhe Shqipëria zë vendin e 107, praktikisht shumë afër fundit të listës. Sa i përket vendeve të tjera ballkanike, Kosova renditet në vendin e 46-të, Mali i Zi në të 78-in, Maqedonia e 84-ta ndërsa Serbia e 70-ta.
Fokusi i këtij sondazhi është evolimi i lumturisë gjatë viteve të fundit falë ndikimit të teknologjisë, ndryshimet në normat shoqërore, konflitet dhe politikat qeveritare që kanë nxitur këto ndryshime.
Vendi i parë më i lumtur në botë mbetet sërish Finlanda e pasuar nga Danimarka në vendin e dytë dhe Norvegjia në vendin e tretë. Sa i përket tokës së ëndrrave, ShBA-në, ajo renditet e 19-ta.