Ish presidenti i Katalunjës, Carles Puigdemont përzgjodhi kandidatin e ri si pasardhës të tij, duke rritur shpresat se rajoni mund të ketë sërish një qeveri në fillim të javës së ardhshme, pas plot 5 muajsh udhëkryqi ligjor e politik. Quim Torra, një aleat i afërt dhe ish-udhëheqës i grupit pro pavarësisë “Òmnium Cultural”, u shpall si kandidat për President i rajonit rebel. Ekspertët thonë se megjithëse Torra nuk ka asnjë pengesë ligjore si Puigdemont, nuk do ta ketë “rrugën e shtruar” përpara tij.